Transmetuar më 26-08-2020, 16:17

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 168 persona.

Katër persona kanë humbur jetë, gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 263 numrin total të pacientëve që kanë humbur jetën edhe si pasojë e Covid-19.

Raportohet se 164 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID, ndërsa 14 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 5 aktualisht të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit tonë janë kryer 878 testime.

102 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4633 që nga fillimi i epidemisë.

Nga totali i testimeve që gati është dyfishuar këtë javë, 168 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd