Transmetuar më 26-08-2020, 08:21
Foto ilustruese

Një akisident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Reps të Mirditës.

Raportohet nga burime zyrtare se një makinë e drejtuar nga një shtetase shqiptare nga kosova ka përplasur një këmbësore.

Për fat të keq kjo e fundit, me inicialet D.R, ka humbur jetën.

Për momentin nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa kosovarja me inicialet B.R është shoqëruar në polici.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd