
Tom Cruise është padiskutim një nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë botërore.
Në xhirimet e fundit të filmit “Mission Impossible”, ai ka treguar edhe një herë tjetër se nuk ka misione të pamundura për të.
Aktori 58-vjeçar është hedhur nga 150 metra lartësi me një motor, gjatë xhirimeve të filmit të radhës së sagës “Mission Impossible”.
Ky do të jetë filmi i shtatë me protagonist Tom Cruise, i cili, sipas “Mail on Sunday”, u ka thënë miqve të tij se në moshën 60-vjeçare nuk do të bëjë më nga këto akrobacira nëpër sheshxhirime.
Mendohet se Tom Cruise do të xhirojë edhe një film tjetër pas këtij, që do të jetë i teti dhe i fundit i sagës së suksesshme “Mission Impossible”.
Më poshtë pamjet:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





