Transmetuar më 25-08-2020, 19:50

Tirana dhe ekipi serb Zrvena Zvezda kanë zbritur në fushë, para ndeshjes së turit të dytë kualfikues të Champions League, ndeshje që nis në ora 20:00 në stadiumin kombëtar.

Ekipet kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare:

Tirana: Lika, Toshevski, Vangjeli, Hoxhallari, Najdovski, Batha, Çelhaka, Kale, Kobina, Torasa, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo

Crvena Zvezda: Borjan, Gobeljiç, Degenek, Milunoviç, Rodiç, Sanogo, Ivaniç, Kanga, Spiridonoviç, Katai, Ben. Trajner: Dejan Stankoviç

Bardheblutë do të luajnë kundër Zvezdës, por nga ana e presidentit Refik Halili është vënë një superpremio në tavolinë.

Bardheblutë nëse kualifikohen do të mund të marrin gati dyfishën e shumës që morën në sfidën me Tbilisin.

Orët e fundit është folur për një premio 200 mijë euro, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar, nga drejtuesit. Zakonisht, Halili ua komunikon shumën e premiove lojtarëve pak orë para fillimit të ndeshjes.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd