
Gjatë një takimi me mjekët e infermierët e spitalit Infektiv sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama, foli edhe për vaksinën që pritet të jetë gati në fund të këtij viti, kundër Covid-19.
Duke komentuar zërat se vaksina kundër virusit do ketë çipe, apo teoritë e tjera konspirative që po qarkullojnë, Rama tha se këto janë deklarata të një fantazie të çmendur.
“Kemi rritur kapacitetet vaksinuese për të lehtësuar aspektet e gripit të stinës se mesa edhe unë që jam komplet jashtë kësaj fushe kam mësuar si të tjerët që një trup më vunerabël e merr goditjen më të fortë, vunerabiliteti që krijon gripi i stinës e bën më të rrezikshëm Covidin.
Kryeministri tha se Shqipëria e ka bërë rezervimine vaksinës, kur ajo të dalë dhe pritet të jetë gati në fund të vitit, por pa dhënë detaje se cila vaksinë do të zgjidhet për shqiptarët.
Medoemos, pritet të jetë ajo që kanë porositur vendet e BE-së, gjithsesi Rama i quajti të një fantazie të çmendur ata që bëjnë thirrje për të refuzuar vaksinën.
"Kemi bërë dhe një rezervim për vaksinën kur të dalë. Ekjo është histori më vete që do e shohim si do vijojë, pa llogaritur këta që flasin për çipa që do ju fusin në trup që janë pjesë e një fantazie të çmendur”.
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





