
Një shtetas shqiptar 58 vjeç është gjendur i vrarë me armë zjarri në një ullishte në vendin e quajtur Kariani, në afërsi të Kavallës në Greqinë veriore.
Sipas policisë, viktima është shtetas shqiptar i cili punonte ne këtë zonë që prej disa vitesh dhe njihet si person pa probleme dhe punëtor i mirë.
I ndjeri kishte dy shenja plumbash në kokë, pasi ishte qëlluar dy herë me pushkë.
Gjeneralitet e viktimës i janë dërguar autoriteteve shqiptare në tentativë për zbardhjen e shkakut të vrasjes.
Trupi i emigrantit u dërgua në morgun e spitalit të Kavallës për ekzaminim mjeko ligjor, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.
Viktima kishte disa vite që jetonte në Kavajë dhe merrej me punë bujqësie. Ai u gjet i pajetë në një arë. Ishte një emigrant gjeorgjian që e pa dhe kërkoi ndihmën e policisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





