Transmetuar më 24-08-2020, 21:42

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk.

R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta", dyshohet se është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd