



Biznesmeni i njohur shqiptar Astrit Kolli, është ndarë sot papritur dhe para kohe nga jeta.
Ai mësohet se ka humbur jetën edhe si pasojë e Covid-19.
Pronari i kompanisë Grand Idea, e cila merret me stampime e printime, ndërroi jetë i prekur nga Covid-19 në moshën 53-vjeçare.
Në fillim të këtij viti, Kolli bëri publike dy foto, ku dukej gjatë një vizite në Itali dhe trogonte se ishte duke u lutur.
Veç dhimbjes në familjen dhe tek të afërmit e tij, lajmi ka tronditur miqtë dhe shumë nga ata që e kishin njohur.
Edmond Bushi, një nga miqtë e tij, i ka shkruar në mesazhin e ngushëllimit:
"Ike Tito, ike, pa na lajmëruar fare, kaq shpejt, kaq papritur, kaq herët! Ike i qeshur si gjithmonë, sepse ti keshtu ishe, antistress dhe buzagaz për të gjithë ata që të kanë njohur dhe jo vetëm, si në këtë foto që ke dalë me Julian, në ditëlindjen tende", i ka shkruar një miku i tij.
"Na bëre një surprizë të shëmtuar o Tit dhe shum të keqe të gjithe neve, shoqerisë tënde, familjes tënde dhe miqve të tu, që s’do ta kemi të lehtë të harrojmë ty dhe buzeqeshjen tënde, batutat e tua "alla’Italiana" Astrit Kolli!".
"Të qoft dheu i lehte miku ynë!".
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





