Transmetuar më 24-08-2020, 11:18
Foto ilustruese

Një makinë është djegur tërësisht në zonën e “Kodrës së Diellit”, në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës  00:45, në rrugën “’Rrapo Hekali”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar.

Makina është në pronësi të shtetasit me iniciale B.B.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd