Transmetuar më 24-08-2020, 10:09

Gjatë fundjavës persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e një emigranti në fshatin Muçaj të Elbasanit.

Burime jo zyrtare bënë me dije se hajdutët kanë hyrë në banesën e një emigranti që ishte kthyer nga Anglia pak ditë më parë dhe kanë marrë aty një sasi të madhe parash, si dhe sende me vlerë.

Paraprakisht dyshohet se autorët kanë bashkëpunuar me një të afërm të emigrantit për të realizuar qëllimin e tyre.

Policia e Elbasanit ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj vjedhjeje, që ka alarmuar familjen e emigrantit të kthyer nga Londra pranë prindërve të tij në fshatin Muçaj.

Ndërkohë, policia lokale nuk ka dhënë detaje rreth ngjarjes, por sipas informacineve jo zyrtare, thuhet se autorët e vjedhjes kanë hyrë në banesë të maskuar dhe të armatosur. /BW/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd