Transmetuar më 23-08-2020, 21:31

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku pas një konflikti, një person ka mbetur i plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 10, Korçë, në afërsi të një këndi lojrash.

R. M., rreth 18 vjeç, ka dëmtuar me thikë shtetasin K. R., rreth 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin për në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd