NASA: Asteroidi mund të godasë Tokën një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Transmetuar më 23-08-2020, 13:07

NASA thotë se një asteroid po vjen drejt Tokës dhe mund ta godasë atë një ditë përpara Zgjedhjeve që  do të mbahen në SHBA.

Shumë media prestigjoze botërore, sidoemos ato amerikane, e kanë pasqyruar ironikisht lajmin.

"Epo, viti 2020 vazhdon të përmirësohet gjatë gjithë kohës".

Midis një pandemie, trazirash civile dhe një fushate të ashpër dhe përçarëse para zgjedhjeve në SH.B.A., tani marrim lajmin se një  asteroid po vjen drejt nesh", shkruajnë disa media amerikane.

Sipas përllogaritjeve të NASA, asteroidi mund ta godasë Tokën një ditë para votimit presidencial, por nuk pritet të shkaktojë dëme.

Objekti qiellor i njohur si 2018VP1 parashikohet të afrohet me Tokën në 2 nëntor, sipas Qendrës për Studime të Objekteve të Tokës, në Laboratorin e Propulsionit Jet të NASA-s.

Diametri i tij është 0,002 km, sipas të dhënave të NASA-s. Ai u identifikua për herë të parë në Observatorin Palomar në Kaliforni, më 2018.

NASA thotë se ka tre ndikime të mundshme, por "bazuar në 21 vrojtime që zgjasin 12.968 ditë", agjensia ka përcaktuar asteroidin se ndoshta mund ta godasë Tokën –  por nuk do të ketë një ndikim për të lënë pasoja si të "Armagedon".

Asteroidi nëse futet në atmosferë ka të ngjarë të zvogëlohet nga nga djegia e të copëtohet dhe të mbërrijë në përmasa më të vogla, për të mos rrezikuar planetin.

Mundësia që asteroidi të na godasë sipas mediave amerikane, që i referohen NASA, është vetëm 0.41%.

/NOA.al