
Krimi i dhunshëm po del jashtë kontrollit në disa zona të SHBA.
Të paktën tre persona janë vrarë dhe mbi 10 të tjerë janë plagosur, gjatë përplasjeve në disa ngjarje të New York City.
Viktimat ndodhën në 11 incidente të ndryshme me armë zjarri, nga Brooklyn e deri në Bronx.
Në një video, një person qëllonte me breshëri nga dritarja e makinës së ndaluar në mes të ditës në Brooklyn, në ngjarjen ku mbeti i vrarë një 18-vjecar.
Rreth orës 22.00 një 23-vjecar u qëllua për vdekje jashtë një restoranti McDonald në qendër të Brooklyn. Policia gjeti një pistoletë në vendgjarje dhe besohet se arma ishte e viktimës.
Dy sulme të tjera fatale ndodhën në zonën East Tremont në Bronx, disa orë larg njëri-tjetrit. Rreth orës 2 të mëngjesit një sulmues hapi zjarr nga makina duke qëlluar tre persona një prej të cilëve vdiq.
Viktima ishte një burrë 60-vjeçar i qëlluar në gjoks. Dy të tjerët, me moshë 36 e 54 vjeç, janë në spital në gjendje të stabilizuar.
Dy orë në vonë në 4.20 të mëngjesit një 44-vjeçar u qëllua për vdekje nga prapa kokës në rrugën Park Avenue në Bronx.
Ndërsa dje në mesditë një kalimtare e pafajshme u plagos nga plumbi brenda një salloni bukurie në Brooklyn. 68-vjecarja ishte në sallonin e Pitkin Avenue kur nisën të shtënat nga dy njerëz të maskuar.
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





