Transmetuar më 22-08-2020, 20:33

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se një 50-vjeçar në Udine, ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa ka rënë nga skela.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në Udine teksa mësohet se 50-vjeçari ka rënë nga një skelë.

Mësohet se shqiptari kishte shkuar tek një i afërm i tij për ta ndihmuar në lyerjen e mureve të një ndërtese.

Por kjo rezultoi tragjike për të, pasi për arsye ende të paqarta ai ra nga skela.

Gjithashtu nuk jepet identiteti i të ndjerit.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd