Transmetuar më 22-08-2020, 11:24
Presidenti Ilir Meta uron të gjithë shqiptarët për festën e Abaz Aliut, e cila çdo fund gushti kremtohet në malin e Tomorrit.
Duke ndarë disa fotografi nga vitet e kaluara teksa ka qenë në mal, kreu i shtetit shkruan:
“Abaz Aliu zu’ Tomorr,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s’mbet e gjorë"
Se Zoti e desh”
Gëzuar të gjithë besimtarëve dhe popullit shqiptar, Festën e Shenjtë të Abaz Aliut! Me shëndet e mbarësi në familjet Tuaja!”
Më tej uron, “Me besimin se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike!” /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd