Transmetuar më 22-08-2020, 08:43
Foto ilustruese

Një burrë ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, i akuzuar për ngacmim seksual dhe vepra të turpshme.

Efektivët e policisë ndaluan gjatë kësaj të premteje H.L., 55 vjeç.

I dyshuari akuzohet se në periudha të ndryshme kohore, ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase.

Ka qenë e dëmtuara ajo që ka bërë denoncimin në polici duke çuar në prangosjen e tij.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim, ndërkohë që mësohet se 55-vjeçari prej kohësh ishte kthyer problematik për të dëmtuarën. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd