




Skuadra spanjolle e drejtuar nga trajneri Lopetegui ka triumfuar në përballjen ndaj Inter, duke siguruar trofeun e Europa league.
Finalja dramtike e luajtur në Këln, u mbyll me rezultatin 3-2, në favor të Seviljes, duke fituar trofeun e 6-të, në po kaq finale të këtij kompeticioni.
Zikaltërit e Kontes e panë veten të parët në avantazh me anë të Lukakut, ndërkohë që dopieta e De Jong, përmbysi gjithçka në pjesën e parë.
Por vetëm 3 minuta zgjati epërsia e Sevijas në pjesën e parë, pasi Godin barazoi shifrat në të 36-tën.
Për golin e trofeut mendoi mbrojtësi Diego Karlos, me një roveshatë fantastike, i ndihmuar edhe nga devijimi i Lukakut, i cili e çoi topin në portën e tij.
E gjitha festa shkon për spanjollët, që ngrenë sërsih trofeun e Ligës së Europës, i dyti më i rëndësishëm në rang klubesh Europe.
Sevilja-Inter 3-2
Shënues: De Jong 12′, 33′, Lukaku (autogol) / Lukaku 5′ (11-m), Godin 36′
Sevilja: Bono, Navas, Kounde, Carlos (Gudelj), Reguilon, Jordan, Fernando, Banega, Ocampos (Munir), De Jong (En-Nesyri), Suso (Vazquez)
Inter: Handanovic, Godin, De Vrij, Bastoni, D’Ambrosio (Moses), Barella, Brozovic, Gagliardini (Eriksen), Young, Lukaku, Martinez (Sanchez)
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





