Transmetuar më 21-08-2020, 17:15

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 pacientë, një 61 vjeçar nga Korça dhe një 83 vjeçar nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 864 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 152 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 110 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4096, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 137 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

Në testimet përfshihen testimet në strukturat publike dhe rastet për konfirmim diagnoze që rezultojnë të dyshuara ose pozitive në strukturat jopublike të liçensuara, sipas vlerësimit të IShP.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 73 raste në Tiranë, 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rogozhinë, Vau I Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq.

COVID-19 – Statistika (21 Gusht 2020) Testime totale 54435 Raste pozitive 8119 Raste të shëruara 4096 Raste Aktive 3783 Humbje jete 240 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 10, Lezhë 7, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1947 Durrës 489 Shkodër 302 Fier 177 Lezhë 157 Korçë 165 Vlorë 146 Kukës 123 Elbasan 118 Berat 70 Gjirokastër 45 Dibër 44.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd