Transmetuar më 21-08-2020, 12:22

Foto ilustruese
Një person ka humbur jetën teksa ka rënë nga zetori. Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme, e enjte, në fshatin Dhrovjan të Sarandës.
Duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, Riza Nanushaj, 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





