Transmetuar më 21-08-2020, 08:27

Një person ka mbetur i plagosur me automatik, gjatë natës që lamë pas, në Pogradec.

Ngjarja u shënua rreth orës 02:00 të mëngjesit të së premtes, në një lokal në fshatin Bishnicë.

Pas një konflikti të çastit 35-vjeçari A. Çela, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri tip automatik shtetasin Bledi Shahini, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit.

Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e policisë, po punohet intensivisht për kapjen e 35-vjeçarit, si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd