Transmetuar më 20-08-2020, 21:04

Babai dhe njerka akuzohen për vrasjen e një vajze të mitur.

Vajza e tyre 8 vjeçe është gjetur e vdekur në vaskë, pasi u lidh ‘me një rrip", për t’u larë vetëm.

Vajza u gjet e vdekur nga policia të enjten, pas një telefonate urgjence që mbërriti në 911.

Sarah Hallow, njerka e saj, tha që ajo e gjeti me fytyrën poshtë në banjë.

Megjithatë, hetuesit besojnë se ajo vdiq disa kohë para se ata të merrnin thirrjen.

Menjëherë Sarah dhe babai i vajzës – Brett Hallow – janë arrestuar dhe ndodhen në akuzë.

Pas autopisë vajza kishte shenja abuzimi.

Hetuesit gjetën gjithashtu gjak në banjë dhe shenja në ballin e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Sherburne të britanisë së Madhe.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd