
Një nënë amerikane nuk pranon djalin e saj transgjinor.
Ajo ka bërë denoncimin në mediat sociale duke kërkuar që ai t’i referohet emrit të cilit iu dha në lindje.
Nëna amerikane ngjalli reagime të forta, në mediat sociale kur tha se djalit të saj duhet t’i thërrasin Danika dhe jo me emrin e ri që i ka vendosur vetes.
Gruaja tha se ata që e thërrasin fëmijën e saj Aleks, me emrin e ri transgjinor, duhet të largohen nga jeta e tij.
Alex, i cili ka lindur femër, por që identifikohet tani si mashkull, qëndronte i heshtur nga video, teksa e ëma e tij e kishte pranë kur bëri edhe videon publike.
Përdoruesit e mediave sociale shpërthyen në videon virale. Disa u pajtuan me të, por kishte shumë që e konsideruan të drejtën e tij të zgjidhte.
Gruaja amerikane, e identifikuar në mediat sociale si Tasha Fuller, postoi videon e djalit të saj Alex në TikTok dhe Instagram në të cilin ajo këmbëngulte që të quhet "Danika", emër të cilit iu dha në lindje dhe shton: Ajo është vajza ime.
Pavarësisht se llogaritë e Aleksit janë çaktivizuar, klipi u rishpërnda nga përdoruesit e mediave sociale, shumë prej të cilëve e postuan së bashku me hashtagun #MyNameIsAlex.
Ata gjithashtu kritikuan Tasha për përdorimin e përsëritur të emrit të djalit të saj.
Në video, Aleksi shihet i ulur pranë nënës së tij, duke mbetur pa fjalë ndërsa ajo i thotë kamerës: Kjo është Danika dhe unë jam nëna e saj. I dhashë emrin Danika, për një arsye. Ju do t’i drejtoheni asaj si Danika ose nuk do t’i drejtoheni fare"./NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





