
Një 36-vjeçare nga Shijaku ka humbur jetën në spitalin e Durrësit, pasi u paraqit në gjendje të rëndë.
Pas ngjarjes, dy mjekë të spitalit të Shijakut janë vënë nën hetim.
Pas denoncimit të familjarëve të saj, 36-vjeçarja Margarita Keçi, ishte paraqitur disa herë në spitalin e Shijakut. Dyshohet se ajo nuk kishte marrë trajtimin e duhur.
Më pas, në gjendje të rëndë, kur ajo është transportuar për në Durrës, ka humbur jetën.
Sipas policisë, po proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M.S., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.
Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën Shëndetësore Shijak. Ajo ka shkuar në banesë e më pas më 19 korrik 2020, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





