
Në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 155 raste të reja me koronavirus.
Kanë ndërruar jetë katër persona në 24 orët e fundit.
Në total numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 238 vetë.
Gjithashtu, sipas Ministrisë së Shendetësisë, janë shëruar 55 persona. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 pacintë, një 57 vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana një 68 vjeçar, një 80 vjeçar dhe 82 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruse.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 847 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





