Maqedonia e Veriut garanton falas vaksinën për koronavirusin, nëpërmjet Polonisë.
Ky fakt u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha për mediat se vaksina do të mundësohet falas për popullin.
“Kemi dy mekanizma për momentin për blerje. Njëri është mekanizmi Kovaks, përmes Oorganizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Aleancës së Imunizimit. Ne kemi nënshkruar një letër qëllimi dhe ky mekanizëm lejon që vendeve tu shpërndahen në mënyrë të barabartë vaksinat sipas madhësisë së popullsisë kur hyjnë në treg, nga secili prodhues i njëpasnjëshëm”, u shpreh Filipçe.
Më tej sqaroi se vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me kompaninë e vaksinave në Oksford, “Astra Zeneka”.
“Ne morëm një ofertë nga Polonia që të sigurojë një sasi të përshtatshme edhe për ne, sepse nuk do të kemi mundësinë për një marrëveshje bilaterale. Konkretisht, me të dy mekanizmat, ne sigurojmë që vaksina të jetë në dispozicion të qytetarëve tanë, pa pagesë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd