
Katër persona nga Korça të dënuar për drogë dhe vjedhje me dhunë, janë vënë në “shënjestrën” e Operacionit Forca e Ligjit, për shkak të pasurisë së tyre të dyshimtë.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– Ilir Hamzallari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;
-Arshim Pilinçi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
– Orlind Pilinçi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-Marjus Lako, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





