

Humb jetën nga koronavirusi ish-drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Vlorë.
55-vjeçari Syrja Binaj, ka ndërruar jetë në orët e fundit, teksa prej disa ditësh ishte shtruar në spital.
Binaj ka gjetur vdekjen në spitali Covid-2, siç njihet ndryshe “Shefqet Ndroqi”, duke mos ia dalë që të përballojë komplikimet e shkaktuara nga virusi.
Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e djeshme se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 101 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me rastin e fundit shkon në 235 numri i viktimave qysh nga nisja e pandemisë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





