
Zbardhet plagosja e ndodhur të hënën në Patos, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 31-vjeçari Klajdi Sulo, 31 vjeç.
Nga hetimet intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e një prej autorëve dhe shpalljen në kërkim të katër autorëve të tjerë.
Konkretisht u arrestua Xh. S., 24 vjeç, banues në Patos.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e E. S., 28 vjeç; V. S., 23 vjeç; A. S., 24 vjeç dhe K. S., 32 vjeç, të katërt banues në Patos.
Pesë të dyshuarit akuzohen se, rreth orës 19:00 të mbrëmjes së 17 gushtit, në afërsi të Stadiumit në Patos, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin Klajdi Sulo, i cili ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.
Për këtë ngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja pistolete, si edhe katër automjete të autorëve.
Hetimet janë në vijim lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” , “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit e mbetur në tentativë” të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në informacionin paraprak të dhënë ditën e ngjarjes, policia tha se, në Patos, në afërsi të fushës së sportit, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Klajdi Sulo, 31 vjeç, banues në Patos.
31 vjeçari dodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





