Transmetuar më 20-08-2020, 08:51
Mrike Ndoja

Dy persona të maskuar kanë grabitur gjatë natës një grua të moshuar në shtëpinë e saj.

Ngjarja është shënuar në Pukë, në fshatin Kishagji, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

E moshuara Mrikë Ndoja 70 vjeçe, është lidhur dhe dhunuar nga autorët e ngjarjes.

Ata i kanë marrë rreth 1 milionë lekë të vjetra, të cilat e moshuara i mbante në shtëpi.

Policia po heton lidhur me ngjarjen, me synim identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd