Transmetuar më 20-08-2020, 08:17

Disa javë më parë bëri bujë lajmi i infektimit me koronavirus të deputetit të opozitës parlamentare, Enver Roshi.

Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore, bëri që deputeti të dërgohet për kurim të specializuar në Turqi.

Por tashmë Roshi, i cili është edhe kryetari i i komisionit parlamentar të Shëndetësisë, bën me dije se është shëruiar.

Lajmin e jep vetë deputeti ku shpreh mirënjohje për trajtimin e marrë:

“Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për kujdesin dhe trajtimin mjekësor, ndjehem shumë i emocionuar. Qenia mjek dhe profesor në fakultetin e mjekësisë por njëkohësisht dhe në politikë më bën ta shoh më gjerë jetën tashmë jo vetëm si njeri i thjeshtë por edhe si mjek. Unë pata fatin që të shpëtoj nga Covid në spitalin tuaj, nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për cilësinë e trajtimit”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd