Transmetuar më 19-08-2020, 19:22

Policia pas kontrollit të ushtruar në dy banesa të Prishtinës, pas informacione se aty trafikoheshin qenie njerëzore, tha se gjeti 26 persona kryesisht me lidhje familjare, mes tyre si dhe 13 fëmijë.

Ata vinin nga Shqipëria dhe pas procedurave, janë rikthyer në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se në mesin e tyre është ndaluar një 21-vjeçar nga Shqipëria, i cili bashkëjetonte me një 13-vjeçare, shtetase nga Greqia.

“Në mesin e këtyre personave është hasur edhe i dyshuari M.S. (viti i lindjes 1999) shtetas i Shqipërisë, i cili ishte duke bashkëjetuar me një shtetase të Greqisë, të moshës 13-vjeçare. Policia në konsultim me prokuroren e rastit ka iniciuar veprën penale ‘bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’.

"I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktimës i është ofruar strehim dhe trajtim sipas Proceduarve Standarde Vepruese të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Po ashtu, përmes ILEC-ut është njoftuar zyra greke në Prishtinë për shtetasen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht: Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, të përkrahur nga zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale-Prishtinë, më 18.08.2020, me urdhër të gjykatës kanë kontrolluar dy lokacioneve (shtëpi) në Prishtinë, me qëllim të verifikimit të informacioneve se në ato shtëpi qëndrojnë disa shtetas të huaj, të cilët mund të ishin viktima potenciale të trafikimit me qenie njerëzore. Policia, në ato dy lokacione ka hasur në 26 (njëzet e gjashtë) persona, prej tyre 13 fëmijë, të cilët ishin kryesisht në lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria”, njofton policia kosovare.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd