Transmetuar më 19-08-2020, 18:43

Tirana po zhvillon stërvitjen e fundit në stadiumin e Tbilisit, kur pas pak çastesh luan ndeshjen e raundit të parë eliminator të Champions League, ndaj ekipit vendas të Dinamos.

Trajneri Emanuel Egbo ka bërë edhe disa ndryshime në momentin e fundit dhe pret që skuadra kampione e Shqipërisë të arrijë një rezultat sa më premtues, për kualifikimin.

Në vend të Dokës është zgjedhur Toshevski, i cili ka mundur të fitojë balotazhin me Tolin. Në qendër të mbrotjes në vend të Muçës është zgjedhur Najdovski.

Trajneri ka lënë në stol Hoxhallarin, për të vendosur Ismajlgecin titullar.

Në sulm ashtu siç pritej do të jetë Muçi, i cili do të mbështetet nga Kobina-Torasa-Kale.

Tirana (4-2-3-1): Lika; Toshevksi, Vangjeli, Najdovski, Ismajlgeci; Batha, Çelhaka; Kobina, Torasa, Kale; Muçi. Trajner: Emanuel Egbo.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd