Transmetuar më 19-08-2020, 10:45

Humb jetën nga koronavirusi një tjetër mjek shqiptar në Kosovë. Viktima është nefrologu Feti Hetemi, mjek nefrolog në komunën e Vitisë.

Mësohet se mjeku ka gjetur vdekjen në orët e fundit, duke mos i mbijetuar dot komplikimeve prej Covid-19.

Përcjellja e tij në banesën e fundit i do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Vitisë, duke i respektuar masat e distancimit prej koronavirusit.

Një ditë më parë në Kosovë u shënuan 6 viktima dhe 141 raste të reja.

Pasditen e djeshme u raportua se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 416, i të infektuarve në 11.686 ndërsa janë shëruar gjithsej 7.562 persona. /a.y/noa.al