Transmetuar më 19-08-2020, 10:34
Foto ilustruese

Një djalë i ri i cili përndiqte dhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj një vajze të mitur është marrë peng nga babai i saj dhe dy të tjerë, të cilët i kërkuan që të hiqte dorë nga vajza.

Burime nga policia i thanë Noa.al se të arrestuarit janë babai i vajzës Astrit Kushi, 49 vjeç dhe i riu i dyshuar Luka Haxhiu, 18 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e G. Sh., 46 vjeç dhe O. Kushi, 20 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i Luka Haxhiut, u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se i riu, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një vajze të mitur 14-vjeçare.

Ndërsa arrestimi i babait të vajzës dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, u bë pasi tre të dyshuarit në bashkëpunim mes tyre, ditën e djeshme dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit Haxhiu, si edhe i kanë hequr lirinë këtij të fundit, duke e mbajtur peng në një automjet për disa orë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd