Transmetuar më 19-08-2020, 10:10
Foto ilustruese

Një person në Tiranë, është gjetur i vdekur në pallatin në ndërtim, ku ishte duke punuar.

Rreth orës 09:18, tek “Medreseja”, në një pallat në ndërtim është gjetur pa shenja jete, punëtori A.B., 39 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd