Transmetuar më 18-08-2020, 22:47

Një video është bërë virale në rrjetet sociale për shkak të përmbajtjes së saj.

Një person i bardhë, është filmuar teksa ka ofenduar me fraza raciste një grup pasagjerësh me ngjyrë në metronë e Londrës.

“Kjo është shtëpia ime, duhet të largoheni dhe jeni më pak se ne, jeni kafshë”, ka thënë burri.

Kur metroja është ndalur, dhe personat e ofenduar po zbrisnin, një nga ata e ka goditur me grusht duke e lënë pa ndjenja, ndërsa pasagjerët e tjerë kanë filluar të duartrokasin.

Video është filmuar nga një person që ndodhej në metro dhe është publikuar në rrjetet sociale.

Më poshtë pamjet:

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd