Transmetuar më 18-08-2020, 17:59

Një aksidenti është regjistruar pasditen e sotme pranë sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mësohet se një makinë përplasi një motor picash.

Si pasojë mbeti i dëmtuar drejtuesi i motorit.

Pas ngjarjes ai është dërguar menjëherë në spital. Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit, si dhe rrethanat.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd