
Nga hetimet e fundit rezultoi se shënjestra e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër ku mbeti i vrarë ish-futbollisti, Gledis Kraja, ka qenë Denis Halili.
Dyshohet se autori Stjuart Smakaj është konfliktuar me Halilin, për shkak të vendit të parkimit.
Pas sherrit, 23-vjeçari Stjuart Smakaj ka nxjerrë armën e modifikuar, që u sekuestrua sot nga policia, duke qëlluar me breshëri plumbash.
Nga plumbat, aksidentalisht dyshohet se është qëlluar dhe ka ka humbur jetën shoku i tij i ngushtë, Gledis Kraja.
Policia pas identifikimit të autorit, është vënë në ndjekje të vëllait të autorit, Sebastjan Smakaj.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, sot paradite, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe arrestimi i autorit, shtetasit Stjuart Smakaj, 23 vjeç, banues në lagjen “Perash”.
Sipas policisë, gjatë një konflikti të çastit 23-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Denis Halilin, ku si pasojë aksidentalisht ka ngelur i plagosur rëndë shtetasi Gledis Kraja, 23 vjeç, banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit 18 gëzhoja të qitura nga arma e përdorur në krim, automjetet të cilat janë të palëve në konflikt, si dhe vijon puna intensive për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





