



Shkrimtarja dhe përkthyesja e mirënjohur shqiptare Mira Meksi dha sot lajmine trishtë, të ndarjes nga jeta të nënës së saj.
Shkrimtarja përmes një statusi në Facebook njoftoi humbjen e madhe e të pazëvendësueshme, të nënës së saj:
“Eleonora e bukur, mamaja ime, u fik nëngjesin e sotëm. Iku në gjumë si engjëjt. Qielli u pasurua por mua më kanë shkulur zemrën”, – shkroi Mira në postimin e sotëm, duke ndarë dhimbjen e madhe me miqtë, kolegët dhe dashamirësit.
Mira Meksi është një ndër shkrimtaret më të njohura në vendin tonë. Ajo është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen të përmendet çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit 2006” në romanin “Kujtim Kurvash të Trishta” nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës.
Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja.
Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në disa kompeticione ndërkombëtare për çmime të ndryshme letrare.
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





