Transmetuar më 18-08-2020, 12:37
Foto ilustruese

Një pushues është gjetur i vdekur paraditen e sotme, në banesën që kishte marrë me qira në Pogradec.

Viktima është një burrë rreth 55 vjeç, i cili është gjetur i vdekur nga pronari i banesës.

Pasi nuk e kishte parë në mëngjes, ai i kishte trokitur dhe kur hapi derën, e gjeti të vdekur.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, çka shton dyshimet se viktima të ketë gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.

Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim nga ana e policisë, ndërkohë që ekspertiza në trupin e të ndjerit, pritet të hedhë dritë mbi shkakun e vdekjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd