
Greqia merr një vendim të rëndësishëm për të gjithë ata emigrantë shqiptarë, të cilëve iu ka mbaruar afati i pasaportave.
Autoritetet greke kanë vendosur që të njohin vlefshmërinë e tyre, deri më 31 dhjetor.
Ministria e Brendshme e Greqisë, bën me dije se ky vendim është marrë me kërkesë të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, për shkak të vështirësive të krijuara prej koronavirusit.
Njohja e vlefshmërisë së pasaportave deri në fund të vitit, do të bëhet për të gjithë ato dokumente që skadojnë brenda vitit 2020.
Kësisoj emigrantëve ju lihet më shumë kohë për t’u pajisur me pasaporta nëpër konsullata, apo edhe duke ardhur në Shqipëri. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





