



Kjo kohë është ndër më të errëtat për biznesmenin dhe presidentin e “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi.
Pak ditë pasi SPAK kërkoi sekuestrimin e pasurive të tij, të dyshuara si produkt i aktivitetit kriminal, një tjetër goditje e rëndë vjen për Ndroqin.
Biznesmeni Ndroqi ka humbur vëllanë nga koronavirusi. Lulzim Pasmaçiu ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm, në spitalin Covid-2 siç njihet ndryshe “Shefqet Ndroqi”, ku ishte shtruar prej disa ditësh i infektuar me Covid-19.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë Ylli Ndroqi, me anë të një mesazhi prekës:
“Përse më braktise vëllai im i shtrenjtë. Unë isha i fortë sepse luftoja me vëllanë tim. Isha gëzim sepse vëllai im nuk më la kurrë në errësirë. Ishim unë dhe ti. Çfarë do bëhet me mua tani Luli im? Vëllai im, gjysma ime… Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im përse u ngjite lart kaq shpejt përse? Përse Zoti të mori, përse na le kështu në bosh. So do ia bëj vëllai im, si do ia bëj unë tani pa ty?”
Po në orët e fundit humbi jetën nga koronavirusi ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Albert Sanxhaku.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi pasditen e djeshme se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar. /a.y/noa.al
Për kurim në Turqi, koronavirusi i merr jetën ish-kryebashkiakut të Lushnjës
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





