Transmetuar më 18-08-2020, 08:30

Aurela Hoxha është një nga vajzat që tërheq vazhdimisht vëmendjen për shkak të pamjes së saj. Prej disa kohësh ajo është shkëputur nga Shqipëria duke jetuar në Spanjë, me partnerin e saj.

Në një intervistë për “Pushime On Top”, Aurela ka treguar detaje nga romanca e saj të cilën ajo e mban larg medias dhe rrjeteve sociale.

“Kudo që të jemi do ishim bashkë, por jemi atje sepse unë kam punën në Spanjën, ndaj kemi zgjedhur këtë vend për të jetuar”, tha Aurela.

Por a do ta shohim Aurelën me fustan të bardhë së shpejti? “Jam pak e çuditshme, ndonjëherë dua një dasmë private në plazh, ndërsa ndonjëherë dua një dasmë shumë të madhe tradicionale këtu në Shqipëri. Kur ta vendosim le ta zgjedhë partneri, unë jam një vajzë e bindur”.

E pyetur nëse ka në plan të bëhet mami, Aurela tha se “Disa gjëra i di zoti. Sigurisht që njerëzit planifikojnë por sidomos për këtë gjë, që është shumë e veçantë mendoj se ka një forcë më të madhe se ne që e ka planifikuar. Se di por është i mirëseardhur kurdo që vijë. Nuk e shoh as të largët as të afërt”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd