








Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shkodër mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi ku mbeti i plagosur një person.
Gledis Kraja, 23 vjeç banues në lagjen Perash, ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Në galeri shihni fotot e të ndjerit dhe çaste pak pas tragjedisë.
Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit të dyshuar, S.S., i njohur i të ndjerit. /noa.al/
Vritet një djalë i ri në Shkodër https://t.co/k6Hvazy4lE pic.twitter.com/yJuHHljTnx
— NOA (@noanews) August 17, 2020
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





