Transmetuar më 17-08-2020, 20:55

Insekti më i madh ujor që ndodhet në Evropë është shfaqur në shtetin grek.

Insekti i cili quhet  (Lethocerus patruelis) është shfaqur në Halkidiki të Greqisë dhe ka shkatuar panik te banorët.

Mediat vendase publikuan foton e insektit, madhësia e insektit është sa një filxhan. Mësohet se kafshimi i tij është helmues dhe shkakton dhimbje të rënda akute, por helmi nuk shkakron vdekje te njerëzit.

Nuk është hera e parë që insekti shfaqet në territorin e Greqisë.

Një insekt i tillë u shfaq edhe rreth një dedakë më parë, madje kafshoi edhe një fëmijë në moshën 10-vjeçare. Autoritet po vëzhgojnë zonën për të parandaluar përhapjen e insektit të frikshëm.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd