Transmetuar më 17-08-2020, 19:49

Tronditet Patosi, nga një ngjarje e rëndë ndodhur mbrëmjen e sotme.
Rreth orës 19:00, në Patos, në afërsi të fushës së sportit, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç, banues në Patos.
Pas plagosjes, sipas policisë, 31 vjeçari dodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihet gjendja e tij, në spital, rrethanat, sikurse mbetet ende i paidentifikuar autori i ngjarjes.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





