Transmetuar më 17-08-2020, 19:00

Presidenti Ilir Meta vendosi sot që të dekoronte ish-presidentin socialist, Rexhep Mejdani, me rastin e ditëlindjes së tij.

Nga ceremonia e vlerësimit të ish-Presidentit të Republikës, Prof.Dr. Rexhep Meidani, me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar, Meta vlerësoi Mejdanin, mbi veprimtarinë e tij shkencore dhe adakemike.

Meta tha ndër të tjera se ne krenohemi me dijen dhe kontributin e Rexhep Mejdanit, që vendosi Atdheun dhe kombin mbi çdo ambicje politike.

Presidenti shtoi se ka qenë i nderuar që kur ishte kryeministër, kishte bashkëpunuar me Mejdanin, i cili mbante atëherë postin e Presidentit.

Kreu i shtetit e quajti Mejdanin një burrë të vërtetë shteti, para se t’i akordonte dekoratën.

Rexhep Mejdani mbajti postin e presidentit gjatë viteve 1997-2002. Ai festoi sot 76-vjetorin e lindjes.

Në dekorimin e tij morën pjesë edhe ish-presidentët Thaçi, Berisha, Topi etj. Po ashtu ishin edhe Majko dhe Basha, por munguan Nano dhe Rama.

Mejdani në fjalën e tij falënderoi Presidentin Meta për vlerësimin dhe e quajti atë një nga kryeministrat më të mirë të vendit, me të cilën ka bashkëpunuar frytshëm kur mbajti postin e kreut të shtetit, kohër kur u miratua edhe kushtetuta e vendit.

Mejdanit veç koktejit për të ftuarit, i ishte rezervuar edhe një tortë për ditëlindje.

/NOA.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/329883388385964/?t=115

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd