Transmetuar më 17-08-2020, 14:59

Foto ilustruese
Një djalë i ri i cili përndiqte në mënyrë të përsëritur një vajzë, është vënë në prangat e policisë.
Halit Markja, 27 vjeç, banues në Bulqizë, u arrestua nga uniformat blu të këtij qyteti.
Arrestimi i tij u bë gjatë së dielës, pasi në mënyrë të përsëritur dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 27-vjeçare.
Ishte vajza e përndjekur ajo që bëri denoncimin në polici, duke çuar në prangosjen e Markjas.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





