
Katër lokale në Korçë dhe Pogradec janë gjobitur pasi janë gjetur në shkelje të protokolleve të sigurisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Efektivët e policisë Korçë dhe Pogradec, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar katër ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Në Korçë, janë konstatuar në shkelje subjekti lokal në lagjen nr. 1, në pronësi të shtetasit R. K; Subjekti restorant përgjatë rrugës nacionale Korçë-Bilisht (km 6) në pronësi të shtetasit R. T; Subjekti restorant në rrugën nacionale Korçë-Bilisht (km 5) në pronësi të shtetasve S. F., dhe F. F;
Në Pogradec, u konstatua subjekti në lagjen nr. 2, në pronësi të shtetasit G. K., të katërta duke zhvilluar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Shërbimet e policisë, kanë vendosur ndaj pronarëve të tyre masën administrative 1 milionë lekë secilit.
Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





