Transmetuar më 16-08-2020, 23:14

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik (Malësi e Madhe) mbrëmjen e sotme, ku raportohet për gjashtë persona të plagosur. Dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se tre makina janë përfshirë në këtë aksident rrugor të ndodhur në vendin e quajtur Vrakë.

Raportohet se mes të plagosurve është edhe një fëmijë. Në galeri shikoni pamje të rënda të këtij aksidenti.

Aksi Shkoder – Malesi e Madhe per shkak te erresires gjate nates dhe mungeses se sinjalistikes, eshte kthyer ne nje rruge te pergjakshme per shume drejtues automjetesh nder vite.

Policia dhe autoambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku ka ndodhur përplasja./noa.al/

https://www.facebook.com/334199116723104/posts/1862681483874852/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd